Drejtuesit e Departamenteve sigurojnë udhëheqje akademike dhe organizimin e mësimdhënies. Ata janë në kontakt të vazhdueshëm me strukturat më të larta drejtuese të Fakultetit si Dekani dhe Zv. Dekanët, së bashku me të cilët kujdesen për një gamë të gjerë të çështjeve akademike dhe çështjeve të tjera rreth Fakultetit.