Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Programet Master

Programet Master Profesional në Fakultetin e Ekonomisë, duke filluar nga viti akademik 2016-2017 ofrohen me 60 dhe 120 kredite, në përputhje me Ligjin Nr. 80/2015 "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë". Programet e mëparshme janë ofruar maksimalisht me 90 kredite, në përputhje me legjislacionin e kohës.

Me zhvillimin e vazhdueshëm të tregut të punës, konkurrenca do të bëhet akoma edhe më intensive. Programet e Masterit që ne ofrojmë, ju sigurojnë zhvillimin e njohurive dhe të aftësive për t’u dalluar nga të tjerët dhe për të arritur synimet tuaja.

  • Master Shkencor
    Master Shkencor

    Fakulteti i Ekonomisë ofron programe studimi Master Shkencor me objektiv formimin e ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fusha, si: Financë, Kontabilitet, Ekonomiks, Administrim – Biznes, Administrim Publik, Siguria e Informacionit, Marketing etj. Synohet që studenti të pajiset me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike shkencore për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike, si edhe krijimi i një profili të pashkëputur me përshtatjen e aftësive të tyre në praktikë.

    Gjeni më shumë >>
  • Master Profesional
    Master Profesional

    Fakulteti i Ekonomisë ofron programe studimi Master Profesional me objektiv formimin e ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fusha, si: Financë, Kontabilitet, Administrim – Biznes, Administrim Publik, Ekonomiks, Sisteme Informacioni, Teknologji Informacioni, Marketing, Studime Ekonomike Europiane etj. Programi Master Profesional është me natyrë të fokusuar aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik, për arritjen e objektivave profesionale në fushën e ekonomisë.

    Gjeni më shumë >>