Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Bachelor

  • Administrim Biznes
    Administrim Biznes

    Objektivi kryesor i programit të studimit Bachelor në Administrim Biznesi është t’u japë studentëve një sistem bazë njohurish formuese në fushën e menaxhimit dhe të marketingut për formimin e specialistëve të aftë për të punuar në fushat përkatëse në subjekte të sektorit privat, të sektorit shtetëror, të sektorit jofitimprurës dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këto fusha. Për realizimin e këtyre objektivave, programi parashikon studime në fusha të tilla si ato të menaxhimit, të marketingut, të financës, të kontabilitetit, të informatikës dhe të statistikës, të mikro dhe makroekonomisë, të legjislacionit tregtar, etj.

    Gjeni më shumë >>
  • Ekonomiks
    Ekonomiks

    Objektivi kryesor i programit të studimit Bachelor në Ekonomiks është përgatitja e ekonomistëve si specialistë të përgjithshëm në fushën e ekonomisë, të cilët mund të punojnë si të tillë në të gjitha njësitë ekonomike dhe në njësitë e administratës publike. Formimi i tyre i përgjithshëm si ekonomistë, duke përfshirë edhe një formim në aspektin e metodave sasiore, u jep atyre mundësinë që të punësohen si ekonomistë pa kërkuar diploma të veçanta si financier, menaxher, etj. Për realizimin e këtyre objektivave, programi parashikon studime në fusha të tilla si ato të mikroekonomisë, makroekonomisë, statistikës, etj.

    Gjeni më shumë >>
  • Financë-Kontabilitet
    Financë-Kontabilitet

    Objektivi kryesor i programit Bachelor në Financë-Kontabilitet është t’u japë studentëve njohuritë e nevojshme bazë në fushën e financë-kontabilitetit, menaxhimit dhe ekonomisë, me qëllim formimin e specialistëve të aftë për të punuar në këto fusha, si specialistë finance dhe kontabiliteti të njësive të vogla e të mesme të sektorit privat dhe publik. Për realizimin e këtyre objektivave, programi parashikon thellime në fusha të tilla si ato të financës, të kontabilitetit, të informatikës dhe të statistikës, të mikro dhe makroekonomisë, të legjislacionit tregtar, etj.

    Gjeni më shumë >>
  • Bachelor në Informatikë Ekonomike
    Informatikë Ekonomike

    Objektivi kryesor i programit të studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike është t’u japë studentëve njohuritë bazë formuese në fushën e bazave të të dhënave, programimit, multimedias, etj me objektiv kryesor formimin e specialistëve të informatikës së aplikuar në biznes dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë. Për realizimin e këtij objektivi programi parashikon studime në fusha të tilla bazë si gjuhët e programimit, arkitektura e kompjuterave, sistemet e operimit, algoritmikë, strukturë të dhënash, etj., të kombinuara me njohuritë në fusha të tjera si statistikë, ekonometri, matematikë e zbatuar në ekonomi, mikroekonomi dhe makroekonomi, etj.

    Gjeni më shumë >>