Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Bachelor në Ekonomiks

Titulli akademik i studimit Diplomë Bachelor në Ekonomiks
Cikli i studimit Studime të ciklit të parë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 3 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kushtet e pranimit Diplomë e shkollës së mesme, “Matura shtetërore”

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Objektivi kryesor i programit të studimit Bachelor në Ekonomiks është përgatitja e ekonomistëve si specialistë të përgjithshëm në fushën e ekonomisë, të cilët mund të punojnë si të tillë në të gjitha njësitë ekonomike, qofshin ato private apo publike. Në njësitë e administratës publike, formimi i tyre i përgjithshëm si ekonomistë, duke përfshirë edhe një formim të konsiderueshëm në aspektin e metodave sasiore, iu jep atyre mundësinë që të punësohen si ekonomistë pa kërkuar diploma të veçanta si financier, menaxher, etj. Për realizimin e këtyre objektivave, programi parashikon studime në fusha të tilla si ato të mikroekonomisë, makroekonomisë, statistikës etj.

Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që përfitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre ndjekjen e studimeve të ciklit të dytë dhe më tej, duke rritur kështu mundësitë e karrierës së tyre profesionale në fushën e politikave ekonomike apo të një karriere kërkimore dhe akademike. Pas kualifikimeve shtesë, të diplomuarit në këtë drejtim mund të japin mësim në shkollat e mesme lëndën e ekonomisë së tregut.

Veprimtaritë formuese:

  1. Lëndë të formimit të përgjithshëm: Hyrje në Ekonomi, Matematikë 1, Mikroekonomi 1, Makroekonomi 1, Statistikë;
  2. Lëndë të formimit karakterizues: Matematikë e Aplikuar, Histori e Ekonomisë Botërore, Mikroekonomi 2, Statistikë e Aplikuar, Shkrim Akademik, Makroekonomi 2, Ekonomiks Pune, Ekonomiks Ndërkombëtar, Hyrje në Ekonometri, Ekonomiks Industrial, Seminar Special mbi Ekonominë Shqiptare dhe Botërore, Ekonomiks i Sektorit Publik, E drejtë Biznesi, Ekonomiks i Parasë dhe Bankave, Histori e Mendimit Ekonomik, Hyrje në Sociologji;
  3. Lëndë integruese: Menaxhim Biznesi, Parimet e Kontabilitetit, Menaxhim Financiar;
  4. Lëndë me zgjedhje: Etikë Biznesi, Sjellje Organizative, Bazat e Marketingut, Kontabilitet Financiar, Pedagogji, Filozofi, Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Menaxhim Marketingu, Drejtim Financiar, Teknikë Bankare, Gjeografi Ekonomike, Psikologji, Ekonomiks Bujqësor, Hyrje në Ekonomiks Biznesi, Ekonomiks Urban;
  5. Lëndë të formimit plotësues: Gjuhë e Huaj 1, Gjuhë e Huaj 2, Shkrim Akademik, Çështje Ligjore të Informatikës;
  6. Praktika;
  7. Diploma.

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:

Nota Pikët
4 deri në 40 pikë
5 41-50
6 51-60
7 61-70
8 71-80
9 81-90
10 91-100

Mundësia për studime të mëtejshme

Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit Bachelor në Ekonomiks pranohet të vazhdojë një program studimi të ciklit të dytë, në fushën e ekonomisë dhe të shkencave sociale.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional.

Studenti, i cili zotëron një diplomë të tillë mund të punësohet në institucione të ndryshme të sektorit bankar si banka vendase dhe të huaja të nivelit të dytë, autoritete të larta mbikqyrëse financiare, të konkurrencës apo të biznesit. Avantazhi i tyre në treg është përgatitja si ekonomistë të përgjithshëm, gjë që iu ofron atyre mundësinë e punësimit nga firmat e vogla që duan vetëm një ekonomist për të punuar si në rolin e një menaxheri, ashtu edhe të një financieri apo kontabilisti. Ndërsa në kompani më të mëdha roli i tyre si ekonomist mund të jetë i specifikuar në fusha të veçanta, apo edhe në rolin e koordinatorit të aktiviteteve të ndryshme ekonomike.

Detajet e programit të studimit

Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
Viti i Parë
1 Hyrje në Ekonomi 7 75 I
2 Matematikë e Përgjithshme 7 75 I
3 Menaxhim Biznesi 6 60 I
4 Gjuhë e Huaj 1 (Anglisht) 3 30 I
5 Informatikë (Softe Aplikative) 6 60 I
6 Mikroekonomi 1 7 60 II
7 Matematikë e Zbatuar në Ekonomi 6 60 II
8 Statistikë 7 75 II
9 Shkrim Akademik 5 45 II
10 Histori e Ekonomisë Botërore 4 45 II
11 Gjuhë e Huaj 1 (Anglisht) 3 30 II
Gjithsej Viti i Parë 61 615
Viti i Dytë
1 Mikroekonomi 2 6 60 I
2 Makroekonomi 1 7 60 I
3 Statistikë e Aplikuar 5 45 I
4 E Drejtë Biznesi 4 45 I
5 Parimet e Kontabilitetit 6 60 I
6 Gjuhë e Huaj 2 ( Gjermanisht; Frëngjisht; Italisht; Gjuhë Kineze; Kulturë Gjuhe) 3 30 II
7 Makroekonomi 2 6 60 II
8 Hyrje në Menaxhim Financiar 6 60 II
9 Hyrje në Ekonometri 6 60 II
10 Ekonomiks Pune 6 60 II
11 Hyrje në Sociologji 4 45 II
Gjithsej Viti i Dytë 59 585
Viti i Tretë
1 Ekonomiks Ndërkombëtar 6 60 I
Moduli i Hapur 1
2 Etikë Biznesi 5 45 I
Sjellje Organizative
Bazat e Marketingut
Kontabilitet Financiar
Pedagogji
Filozofi
3 Seminar Special mbi Ekonominë Shqiptare dhe Botërore 5 45 I
4 Histori e Mendimit Ekonomik 6 60 I
5 Ekonomiksi i Parasë dhe Bankave 6 60 I
Moduli i Hapur 2
6 Menaxhim i Burimeve Njerëzore 5 45 II
Menaxhim Marketingu
Drejtim Financiar
Teknikë Bankare
Gjeografi Ekonomike
Psikologji
7 Ekonomiks Industrial 6 60 II
8 Ekonomiks i Sektorit Publik 6 60 II
Moduli Ekonomiksi
9 Ekonomiks Bujqësor 6 60 II
Hyrje në Ekonomiks Mjedisi
Ekonomiks Urban
10 Praktika 4 80 II
11 Diploma 5 25 II
Gjithsej Viti i Tretë 60 600
Total Viti I + II + III 180 1800