Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Bachelor në Administrim Biznes

Titulli akademik i studimit Diplomë Bachelor në Administrim Biznes
Cikli i studimit Studime të ciklit të parë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 3 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kushtet e pranimit Diplomë e shkollës së mesme, “Matura shtetërore”

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Objektivi kryesor i programit të studimit Bachelor në Administrim Biznesi është t’u japë studentëve një sistem bazë njohurish formuese në fushën e menaxhimit dhe të marketingut për formimin e specialistëve të aftë për të punuar në fushat përkatëse në subjekte të sektorit privat, të sektorit shtetëror, të sektorit jofitimprurës dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këto fusha. Për realizimin e këtyre objektivave, programi parashikon studime në fusha të tilla si ato të menaxhimit, të marketingut, të financës, të kontabilitetit, të informatikës dhe të statistikës, të mikro dhe makroekonomisë, të legjislacionit tregtar, etj.

Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që përfitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre gjithashtu ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të ciklit të dytë, duke rritur mundësitë për sukses profesional në tregun e punës. Në veçanti, pas kualifikimeve shtesë, të diplomuarit në këtë drejtim mund të japin mësim në shkollat e mesme lëndën e menaxhimit dhe të marketingut.

Veprimtaritë formuese:

  1. Lëndë të formimit të përgjithshëm: Hyrje në Ekonomi, Matematikë Biznesi, Mikroekonomi, Makroekonomi, Baza Statistike, Statistikë e Zbatuar;
  2. Lëndë të formimit karakterizues: Menaxhim, Bazat e Marketingut, Bazat e Financës, Etikë biznesi, Parimet Bazë të Kontabilitetit, Kontabilitet Financiar, Investime, Sipërmarrje dhe Menaxhim i Biznesit të Vogël, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Menaxhimi i Operacioneve, Sjellje Organizative, Menaxhim Strategjik, Biznes Ndërkombëtar, Kontabilitet Kosto Dejtimi, Menaxhim Marketingu, Menaxhim Financiar;
  3. Lëndë integruese: Komunikim në Biznes, Informatikë, E Drejtë Biznesi
  4. Lëndë me zgjedhje: Shkrim Akademik/Sociologji, Inovacion/Menaxhim Marke, Kulturë Gjuhe/Gjuhë e Huaj 3;
  5. Lëndë të formimit plotësues: Gjuhë e Huaj 1, Gjuhë e Huaj 2;
  6. Praktika;
  7. Diploma.

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:

Nota Pikët
4 deri në 40 pikë
5 41-50
6 51-60
7 61-70
8 71-80
9 81-90
10 91-100

Mundësia për studime të mëtejshme

Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit Bachelor në Administrim Biznes pranohet të vazhdojë një program studimi të ciklit të dytë në menaxhim, marketing apo në një fushë tjetër të ngjashme.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional.

Studenti, i cili zotëron një diplomë të tillë, mund të punësohet në institucione të ndryshme, kompani (publike ose private), organizata të ndryshme, si specialist ose menaxher në fushën përkatëse të studimit.

Detajet e programit të studimit

Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
Viti i Parë
1 Hyrje në Ekonomi 7 75 I
2 Bazat e Marketingut 6 60 I
3 Menaxhim 7 60 I
4 Matematikë Biznesi 6 75 I
5 Gjuhë e Huaj 1 4 60 I
6 Mikroekonomi 1 7 60 II
Lëndë me zgjedhje
7 Shkrim Akademik 5 45 II
Sociologji
8 Komunikim në Biznes 6 60 II
9 Bazat e Financës 6 60 II
10 Gjuhë e Huaj 2 4 60 II
Gjithsej Viti i Parë 58 615
Viti i Dytë
1 Makroekonomi 6 60 I
2 E Drejtë Biznesi 5 45 I
3 Parime Bazë të Kontabilitetit 6 60 I
4 Baza Statistike 6 60 I
Lëndë me zgjedhje
5 Kulturë Gjuhe 4 60 I
Gjuhë e huaj 3
6 Kontabilitet Financiar 6 60 II
7 Informatikë 7 75 II
8 Statistikë e Zbatuar 6 67 II
9 Etikë Biznesi 7 60 II
10 Investime 6 60 II
Gjithsej Viti i Dytë 59 607
Viti i Tretë
1 Sipërmarrja dhe Biznesi i Vogël 5 60 I
2 menaxhimi i Burimeve Njerëzore 6 60 I
3 menaxhimi i operacioneve 6 60 I
4 Sjellje Organizative 6 60 I
5 menaxhim Strategjik 6 60 I
6 Biznes Ndërkombëtar 5 60 II
7 Kontabilitet Kosto Drejtimi 5 60 II
8 menaxhim Marketingu 5 60 II
9 menaxhim Financiar 5 60 II
Lëndë me zgjedhje
10 Inovacion 5 60 II
menaxhim Marke
11 Praktika 4 80 II
12 Diploma 5 25 II
Gjithsej Viti i Tretë 63 705
Total Viti I +II +III 180 1927