Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Bachelor në Financë-Kontabilitet

Titulli akademik i studimit Diplomë Bachelor në Financë-Kontabilitet
Cikli i studimit Studime të ciklit të parë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 3 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kushtet e pranimit Diplomë e shkollës së mesme, “Matura shtetërore”

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Objektivi kryesor i programit Bachelor në Financë-Kontabilitet është t’u japë studentëve njohuritë e nevojshme bazë në fushën e financë-kontabilitetit, menaxhimit dhe ekonomisë, me qëllim formimin e specialistëve të aftë për të punuar në këto fusha, si specialistë finance dhe kontabiliteti të njësive të vogla e të mesme të sektorit privat dhe publik. Për realizimin e këtyre objektivave, programi parashikon thellime në fusha të tilla si ato të financës, të kontabilitetit, të informatikës dhe të statistikës, të mikro dhe makroekonomisë, të legjislacionit tregtar, etj.

Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre edhe ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të ciklit të dytë, master i shkencave, ose të një masteri profesional, duke rritur kështu mundësinë e karrierës së tyre profesionale.

Veprimtaritë formuese:

  1. Lëndë të formimit të përgjithshëm: Hyrje në Ekonomi, Mikroekonomi, Matematikë e Përgjithshme, Makroekonomi, Baza Statistike, Statistikë e Zbatuar;
  2. Lëndë të formimit karakterizues: Bazat e Marketingut, Menaxhim, Bazat e Financës, Parimet Bazë të Kontabilitetit, Kontabilitet Financiar, Investime, Drejtim Financiar, Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Menaxhim i Operacioneve, Kontabilitet Kosto, Paraja dhe Banka, Taksim Biznesi, Kontabiltet Drejtimi, Menaxhim Marketingu;
  3. Lëndë integruese: Komunikim në Biznes, Matematikë e Zbatuar, Informatikë, E Drejtë Biznesi;
  4. Lëndë me zgjedhje: Sociologji/Histori e Ekonomisë, Kulturë Gjuhe/Gjuhë e Huaj 3, Financat Personale/Seminar Special, Sipërmarrja dhe Menaxhimi i Biznesit të Vogël/Sistemet e Kompjuterizuara në Kontabilitet;
  5. Lëndë të formimit plotësues: Gjuhë e Huaj 1, Gjuhë e Huaj 2;
  6. Praktika;
  7. Diploma.

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:

Nota Pikët
4 deri në 40 pikë
5 41-50
6 51-60
7 61-70
8 71-80
9 81-90
10 91-100

Mundësia për studime të mëtejshme

Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit Bachelor në Financë-Kontabilitet pranohet të vazhdojë një program studimi të ciklit të dytë.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional.

Studenti, i cili zotëron një diplomë të tillë mund të punësohet në institucione të ndryshme, kompani (publike ose private), organizata të ndryshme, si specialist finance dhe kontabiliteti në fushën përkatëse të studimit.

Detajet e programit të studimit

Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
Viti i Parë
1 Hyrje në Ekonomi 7 75 I
2 Bazat e Marketingut 6 60 I
3 Manaxhim 6 60 I
Lëndë me zgjedhje 1
4 Shkrim Akademik 5 45 I
Sociologji
5 Gjuhë e huaj 1 4 60 I
6 Mikroekonomi 7 60 II
7 Matematikë në Financë 6 75 II
8 Komunikimi në Biznes 6 60 II
9 Bazat e Financës 7 60 II
10 Gjuhë e huaj 2 4 60 II
Gjithsej Viti i Parë 58 615
Viti i Dytë
1 Makroekonomi 6 60 I
2 Hyrje në Modelim Financiar 7 75 I
3 Parimet Bazë të Kontabilitetit 7 60 I
4 Baza Statistike 6 60 I
Lëndë me zgjedhje 2
5 Kulturë Gjuhe 4 60 I
Gjuhë e huaj 3
6 Kontabilitet Financiar 6 60 II
7 Informatikë 7 75 II
8 Statistikë e Zbatuar 5 60 II
9 E drejtë biznesi 5 45 II
10 Investime 6 60 II
Gjithsej Viti i Dytë 59 615
Viti i Tretë
1 Drejtim Financiar 7 90 I
2 Manaxhimi i Burimeve Njerëzore 5 60 I
3 Manaxhimi i Operacioneve 5 60 I
4 Kontabilitet Kosto 6 60 I
5 Paraja dhe Banka 6 60 I
6 Taksim Biznesi 6 60 II
7 Kontabilitet Drejtimi 6 60 II
8 Manaxhim Marketingu 5 60 II
Lëndë me zgjedhje 3
9 Financat Personale 4 60 II
Seminar Special
Lëndë me zgjedhje 4
10 Sipërmarrja dhe Manaxhimi i Biznesit të vogël 4 60 II
Sistemet e kompjuterizuara në Kontabilitet
11 Praktika 4 80 II
12 Diploma 5 25 II
Gjithsej Viti i Tretë 63 735
Total Viti I+II+III 180 1965