Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

MSc në Kontabilitet dhe Auditim

Titulli akademik i studimit Diplomë Master i Shkencave në Kontabilitet dhe Auditim
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Programi i Masterit Shkencor në Kontabilitet dhe Auditim synon t’u japë studentëve eksperiencën e nevojshme për një karrierë të suksesshme në fushën e shërbimeve të kontabilitetit, auditimit dhe administrimit fiskal dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në këto fusha. Programi Masterit Shkencor në Kontabilitet dhe Auditim jep një sistem të gjerë njohurish në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe në fusha të tjera të lidhura me të, me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për ushtrimin e profesionit të kontabilistit dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë. Për realizimin e këtij objektivi, programi parashikon thellime në fusha të tilla bazë, si ato të kontabilitetit të avancuar, të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit, të analizës së pasqyrave financiare, të organizimit të sistemeve të informacionit kontabël, si dhe në një sërë fushash specifike, si ato të auditimit, të kontabilitetit ligjor, etj. Krahas këtyre, studentët plotësojnë njohuritë e tyre edhe në fusha të tjera ndihmëse, si në ato të financës, të qeverisjes së korporatave dhe drejtimit strategjik, të financave publike, etj.

Përfundimi me sukses i këtij programi studimi, u mundëson studentëve edhe ndjekjen në mënyrë koherente të një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të doktoraturës, duke rritur kështu mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale në fushën e administrimit publik.


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi i Masterit Shkencor në Kontabilitet dhe Auditim synon t’u japë studentëve eksperiencën e nevojshme për një karrierë të sukseseshme në fushën e shërbimeve të kontabilitetit, auditimit dhe administrimit fiskal dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në këto fusha. Programi Masterit Shkencor në Kontabilitet dhe Auditim jep një sistem të gjerë njohurish në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe në fusha të tjera të lidhura me të, me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për ushtrimin e profesionit të kontabilistit dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë. Për realizimin e këtij objektivi programi parashikon thellime në fusha të tilla bazë, si ato të kontabilitetit të avancuar, të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit, të analizës së pasqyrave financiare, të organizimit të sistemeve të informacionit kontabël, si dhe në një serë fushash specifike, si ato të auditimit, të kontabilitit ligjor, etj. Krahas këtyre, studentët plotësojnë njohuritë e tyre edhe në fusha të tjera ndihmëse, si në ato të financës, të qeverisjes së korporatave dhe drejtimit strategjik, të financave publike, etj.

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

Nota Pikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësia për studime të mëtejshme.

Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij u mundësojnë atyre ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve të Ciklit të Tretë (Doktoraturës).


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Figura profesionale bazë që formohet nëpërmjet këtij programi është ajo e specialistit kontabël dhe e audituesit, të cilët janë në gjendje të punësohen si drejtues kontabiliteti të firmave të mëdha e të mesme, si auditues të brendshëm, si analist të pasqyrave financiare, si specialist të ndërtimit të sistemeve të kontabiltetit, etj. Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur, në veçanti duke ndjekur rrugën e ushtrimit të profesionit të kontabilistit të miratuar, ekspertit kontabël të autorizuar, apo të këshilltarit fiskal.


Detajet e programit të studimit

Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
Viti i Parë
1 Tregjet dhe Institucionet Financiare 5 60 I
2 Organizimi i Sistemit të Kontrollit Kontabël 6 60 I
3 Drejtimi Financiar i Avancuar 5 60 I
4 Standardet Ndërkombëtare dhe SK të Kontabilitetit 6 60 I
5 Metodologjia e Kërkimit dhe Metodat Sasiore në Kontabilitet 6 60 I
6 Kontabilitet i Drejtimit i Avancuar 7 75 II
7 Kontabiliteti Financiar i Avancuar 7 75 II
8 Kontabiliteti Publik dhe i OJF 6 60 II
9 E Drejta e Biznesit 5 60 II
Lëndë me zgjedhje
10 Financat Publike 5 60 II
Etika Profesionale
Modelimi i Spreadsheet-eve në Kontabilitet
Gjithsej Viti i Parë 58 630
Viti i Dytë
1 Legjislacioni dhe Administrimi Tatimor e Tregtar i Biznesit 6 60 I
2 Auditimi dhe SNA 6 60 I
3 Analiza e Pasqyrave Financiare 6 60 I
4 Shërbimet e Konsulencës, të Dhënies së Sigurisë dhe të tjera Profesionale 5 60 I
Lëndë me zgjedhje
5 Kontabiliteti Ligjor 4 52 I
Qeverisja e Korporatave
Menaxhimi i Riskut
6 Praktika 5 100 II
7 Mikroteza 30 150 II
Gjithsej Viti i Dytë 62 542
Total Viti I+II 120 1172