Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

MSc në Administrim Publik

Titulli akademik i studimit Diplomë Master i Shkencave në Administrim Publik
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degë të ndryshme të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pranohen në programin e Masterit pa plotësim të njohurive formuese. Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në fakultete të ekonomisë (publike/jopublike–vendase/të huaja) mund të pranohen, pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre, sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Kritere të tjera pranimi (nëse ka) për pranimin në programin master: zotërimi i një BSc me mesatare të përgjithshme mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT; zotërimi i një diplome BSc të marrë në Universitete të huaja, pas njohjes së tyre, me mesataren mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT; kriter tjetër (në rast se numri i kërkesave kalon numrin maksimal të studentëve): a - Testim me shkrim për formimin logjik, dhe /ose b- Mesatare e specialitetit, mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT.

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Ky program studimi synon të përgatisë studentët për karrierën si ekspertë e specialistë në organizatat publike, në nivel qëndror apo lokal. Programet e lëndëve të këtij studimi, ofrojnë zgjerim dhe specializim të njohurive teorike dhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor, në fushën e administrimit publik. Programi i studimeve Master i Shkencave në Administrim Publik, synon të zhvillojë aftësitë e nevojshme për të zbatuar politika dhe programe, si dhe për të adresuar zgjidhje për probleme të ndryshme, me të cilat ndeshen organizatat publike. Programi synon integrimin e njohurive të thelluara shkencore me aftësitë praktike në fushën e administrimit publik. Struktura e ndërtimit të programit Master i Shkencave në Administrim Publik synon të sigurojë një paketë të plotë njohurish dhe të fokusuar njëkohësisht në fushën e:

  • Menaxhimit të organizatave publike;
  • Hartimit të planeve strategjike dhe implementimit të sukseshëm të tyre në organizatat publike;
  • Menaxhimin e burimeve njerëzore të organizatave publike;
  • Vlerësimin e politikave dhe strategjive në organizatat publike;
  • Lidershipit të organizatave publike;
  • Menaxhimit financiar të organizatave publike.

Përfundimi me sukses i këtij programi studimi, u mundëson studentëve edhe ndjekjen në mënyrë koherente të një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të doktoraturës, duke rritur kështu mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale në fushën e administrimit publik.


Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

Nota Pikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësia për studime të mëtejshme.

Pranohet të vazhdojë një program studimi të Ciklit të Tretë (Doktoraturë në fushën e Administrimit Publik).


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme, si ekspert në fushën e administrimit publik me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe njohuri praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, institucione kërkimore-shkencore dhe organizata joqeveritare, etj., si specialist i fushës përkatëse të studimit, apo në rolin e administratorit të organizatave publike. Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme në administrimin e organizatave publike. Diploma Master i Shkencave është ura lidhëse në vazhdimin e karrierës akademike dhe kërkimore-shkencore doktorale. Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që përfitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë studentëve vazhdimin e studimeve të Ciklit të Tretë (Doktoraturës).


Detajet e programit të studimit

Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
Viti i Parë
1 Administrim Publik 6 60 I
2 MBNJ në Sektorin Publik 6 60 I
3 Ekonomiks Publik 6 60 I
4 E Drejtë Kushtetuese dhe Administrative 5 60 I
5 Metoda Kërkimi 6 60 I
6 Menaxhim Financiar i Organizatave Publike 6 60 II
7 Administrim Publik Europian 6 60 II
8 Planifikim Strategjik 6 60 II
9 Sjellja Organizative në Sektorin Publik 6 60 II
10 Menaxhimi i Organizatave Publike 6 60 II
Gjithsej Viti i Parë 59 600
Viti i Dytë
1 Lidershipi 6 60 I
2 Qeverisja Qendrore dhe Lokale 5 60 I
3 Menaxhimi i Projekteve dhe Kontratave 5 60 I
Lëndë me zgjedhje
4 Administrim Fiskal 5 60 I
Sistemet e Informacionit të Menaxhimit
5 Vlerësimi i Politikave dhe Performancës në Sektorin Publik 5 60 II
6 Praktika 5 125 II
7 Mikroteza 30 150 II
Gjithsej Viti i Dytë 61 575
Total Viti I+II 120 1175