Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

MSc në Marketing

Titulli akademik i studimit Diplomë Master i Shkencave në Marketing
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degën Administrim-Biznesi dhe në degën Financë-Kontabilitet të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pranohen në programin e Masterit pa plotësim të njohurive formuese. Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degën Financë-Kontabilitet dhe në degën Administrim Biznes në fakultete të ekonomisë (publike/jopublike–vendase/të huaja) mund të pranohen, pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, Univesiteti i Tiranës. Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degën Ekonomiks dhe në degën Informatikë Ekonomike të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pranohen në programin e Masterit pas plotësimit të njohurive të tyre formuese.


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushën e Marketingut. Programet e lëndëve të këtij studimi ofrojnë thellim, zgjerim dhe specializim të njohurive teorike dhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor. Synohet pajisja e studentit me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike shkencore për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike nga njëra anë dhe nga ana tjetër krijimi i një profili të pashkëputur me përshtatjen e aftësive të tyre në praktikë.

Në fokusin e tij të plotë ky program studimi gërsheton njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar tek studenti mendimin kritik dhe krijues, si edhe për t’i ekspozuar ata drejt çështjeve bashkëkohore dhe kyçe në fushën e marketingut nëpërmjet një modeli mësimi të mbështetur fuqishëm nga praktika shkencore dhe hulumtuese në marketing. Struktura e ndërtimit të programit Master Shkencor në Marketing synon të sigurojë një aparat të plotë dhe të fokusuar njëkohësisht në fushën e:

  • Komunikimit marketing dhe Sjelljes konsumatore;
  • Metodave të kërkimit marketing;
  • Kërkimit dhe strategjisë marketing;
  • Kanaleve të shpërndarjes dhe menaxhimit të shitjes;
  • Menaxhimit të markës dhe marrëdhënieve me klientët;
  • Marketingut ndërkombëtar dhe të shërbimeve;
  • Marketingut të institucioneve dhe marketingut social;
  • Marketingut të sipërmarrjes dhe marketingut në internet, etj;

Përfundimi me sukses i këtij programi studimi, u mundëson studentëve edhe ndjekjen në mënyrë koherente të një karriere kërkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve të doktoraturës, duke rritur kështu mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale.


Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

Nota Pikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësia për studime të mëtejshme.

Pranohet të vazhdojë një program studimi të Ciklit të Tretë (Doktoraturë në fushën e Marketingut).


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert marketingu me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe njohuri praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, institucione kërkimore-shkencore, ente, kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj., si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e menaxherit marketing. Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur, në veçanti duke ndjekur rrugën e ushtrimit të profesionit të konsulentit marketing. Diploma Master i Shkencave është ura lidhëse në vazhdimin e karrierës akademike dhe kërkimore-shkencore doktorale. Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë studentëve vazhdimin e studimeve të Ciklit të Tretë (Doktoraturës).


Detajet e programit të studimit

Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
Viti i Parë
1 Metoda Kërkimi 6 60 I
2 Sjellja Konsumatore 6 60 I
3 Strategjia Marketing 6 60 I
4 Drejtimi i Kanaleve Marketing 6 60 I
5 Marketing Ndërkombëtar 5 60 I
6 Menaxhimi i Shitjes 5 60 II
7 Kërkimi i Aplikuar i Tregut 5 60 II
8 Marketingu Sipërmarrës 5 60 II
9 Marketingu i Institucioneve 5 60 II
10 Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët 5 60 II
11 Komunikimi Marketing 6 60 II
Gjithsej Viti i Parë 60 660
Viti i Dytë
1 Menaxhimi Strategjik i Markës 5 60 I
2 Teoria Moderne e Menaxhimit 5 60 I
3 Marketingu i Shërbimeve 5 60 I
4 Marketingu Social 5 60 I
Lëndë me zgjedhje
5 Sistemet e Informacionit 5 60 I
E Drejta Tregtare
E-marketing
6 Praktika 5 125 II
7 Mikroteza 30 150 II
Gjithsej Viti i Dytë 60 575
Total Viti I+II 120 1135