Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

MSc në Administrim Biznesi

Titulli akademik i studimit Diplomë Master i Shkencave në Administrim Biznesi (MSH)
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studentët që kanë përfunduar studimet BSc në Administrim Biznes, Fakulteti i Ekonomisë (FE) i Universitetit të Tiranës (UT), BSc në Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Ekonomisë i UT, BSc në Ekonomiks, Fakulteti i Ekonomisë i UT, BSc në Ekonomi - Informatikë, Fakulteti i Ekonomisë i UT, pranohen në programin e Masterit pa plotësim të njohurive formuese.

Ndërsa, nga institucione të tjera të arsimit të lartë do të pranohen të njihen BSc në Administrim Biznes, BSc në Agro-biznes të fakulteteve të ekonomisë së shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të fakultetit; të fakulteteve të shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të fakultetit.

Kritere të tjera pranimi (nëse ka) për pranimin në master: zotërimi i një BSc me mesatare të përgjithshme mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT; zotërimi i një diplome BSc të marrë në Universitete të huaja, pas njohjes së tyre, me mesataren mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT; kriter tjetër (në rast se numri i kërkesave kalon numrin maksimal të studentëve): a - Testim me shkrim për formimin logjik dhe/ose b- Mesatare e specialitetit, mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT.


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushën e administrim biznesit për kompanitë/organizatat vendase dhe të huaja, prodhuese dhe të shërbimit. Programet e lëndëve të këtij studimi ofrojnë thellim, zgjerim dhe specializim të njohurive teorike dhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor. Synohet pajisja e studentit me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike shkencore për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike nga njëra anë dhe nga ana tjetër krijimi i një profili të pashkëputur me përshtatjen e aftësive të tyre në praktikë.
Në fokusin e tij të plotë, ky program studimi gërsheton njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar tek studenti mendimin kritik dhe krijues, si edhe për t’i ekspozuar ata drejt çështjeve bashkëkohore dhe kyçe në fushën e administrim biznesit nëpërmjet një modeli mësimi të mbështetur fuqishëm nga praktika shkencore dhe hulumtuese në administrim biznesi. Struktura e ndërtimit të programit Master Shkencor në Administrim Biznesi synon të sigurojë një aparat të plotë dhe të fokusuar njëkohësisht në fushën e:

  • Menaxhimit strategjik të organizatave të biznesit;
  • Menaxhimit të operacioneve të organizatave të biznesit prodhuese/të shërbimit;
  • Menaxhimit të cilësisë së organizatave të biznesit prodhuese/të shërbimit;
  • Menaxhimit të shpërblimit në organizatat e biznesit
  • Menaxhimit të burimeve njerëzore në organizatat e biznesit;
  • Menaxhimit të projekteve dhe kontratave të ndryshme që hasin organizatat e biznesit;
  • Menaxhimit të duhur të sjelljes organizative në organizatat e biznesit; etj.

Përfundimi me sukses i këtij programi studimi u mundëson studentëve edhe ndjekjen në mënyrë koherente të një karriere kërkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve të doktoraturës, duke rritur kështu mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale.


Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

Nota Pikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësia për studime të mëtejshme.

Pranohet të vazhdojë një program studimi të Ciklit të Tretë (Doktoraturë në fushën e Administrim Biznesit).


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert i administrim biznesit me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe njohuri praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në kompani/organizata private apo publike vendase ose të huaja, prodhuese ose të shërbimit, institucione në nivel qendror (ministri, etj) dhe lokal (komuna, etj), institucione kërkimore-shkencore, ente, agjensi dhe shoqata të ndryshme, autoritete të larta të konkurencës dhe të biznesit, dhomat e tregtisë, në banka vendase dhe të huaja të nivelit qendror apo të dytë, etj., si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e menaxherit të biznesit. Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur, në veçanti duke ndjekur rrugën e ushtrimit të profesionit të konsulentit menaxherial. Diploma Master i Shkencave është ura lidhëse në vazhdimin e karrierës akademike dhe kërkimore-shkencore doktorale. Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë studentëve vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (doktoraturës).


Detajet e programit të studimit

Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
Viti i Parë
1 Menaxhim Strategjik i Avancuar 6 60 I
2 Strategji e Operacioneve 6 60 I
3 Menaxhim Shpërblimi 5 60 I
4 Ekonomiks Menaxherial 5 60 I
5 Metoda Kërkimi 6 60 I
6 Sjellje Organizative e Avancuar 6 60 I
7 Teori Moderne Menaxhimi 6 60 II
8 Menaxhim Strategjik i Burimeve Njerëzore 6 60 II
9 Menaxhim Financiar i Avancuar 5 60 II
10 Strategji Marketingu 5 60 II
Gjithsej Viti i Parë 56 600
Viti i Dytë (me përqëndrim Menaxhim)
1 Marrje Vendimesh Menaxheriale 6 60 I
2 Menaxhim Projekti dhe Kontratash 6 60 I
3 Menaxhimi i Përgjithshëm i Cilësisë 6 60 I
4 Sistemet e Informacionit të Menaxhimit 5 60 I
Lëndë me Zgjedhje
5 Menaxhim Ndryshimi 6 60 I
Tregje Ndërkombëtare dhe Globalizmi
6 Praktika 5 125 II
7 Projekti kërkimor dhe Teza 30 175 II
Viti i Dytë (me përqëndrim Burime Njerëzore)
1 Menaxhim i Krahasuar i Burimeve Njerëzore 5 60 I
2 Formimi dhe Zhvillimi i B NJ 5 60 I
3 Menaxhim Ndryshimi 5 60 I
4 Lidershipi 5 60 I
5 Sistemet e Informacionit të Menaxhimit 5 60 I
Lëndë me Zgjedhje
5 Mjedisi Europian i Biznesit 4 45 I
Menaxhimi i Performancës
7 Praktika 5 125 II
8 Projekti kërkimor dhe Teza 30 175 II
Gjithsej Viti i Dytë 64 600
Total Viti I+II 120 1200