Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

MSc në Ekonomiks

Titulli akademik i studimit Diplomë Master Shkencor në Ekonomiks
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

  • Diplomat e ciklit të parë të Fakultetit të Ekonomisë, UT;
  • Diplomat e ciklit të parë të fakulteteve të tjera ekonomike të shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të fakultetit;
  • Diplomat e ciklit të parë të degëve matematikë, fizikë, informatikë, inxhinieri të shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të fakultetit dhe departamentit.


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Globalizimi gjithnjë në rritje i ekonomisë ka sjellë abandonimin e ndarjes fikse midis makroekonomistëve dhe ekonomistëve të biznesit. Për më tepër, strukturat ekonomike lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe organizimet e reja publike kërkojnë profesionistë, të cilët të jenë të aftë të ndërrmarrin përgjegjësi vendim-marrëse të një ekonomisti të përgatitur në një këndvështim teoriko analitik. Qëllimi i këtij programi është formimi i një figure profesionale fleksibël, e aftë të përballojë dinamikën e zhvillimeve aktuale ekonomike dhe të ofrohet si ndërmjetës midis realiteteve teorike të ndryshme nga njëra anë dhe praktikave ekonomike bashkëkohore të ndryshme nga ana tjetër. Planet e studimit orientuese në fushën e ekonomiksit do ta drejtojnë studentin për marrjen e kompetencave që mund të shfrytëzohen nga ai vetë në fushën e politikave ekonomike në kuadër lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Programi i studimit në “Master i Shkencave në Ekonomiks” ka qëllim të ndihmojë studentët që të zhvillojnë aftësitë e tyre analitike, të rrisin kapacitetin e tyre për analiza abstrakte dhe të përdorin mjetet e analizës së të dhënave për t’u përgatitur si ekonomistë të aftë në fushën e zhvillimit të politikave ekonomike. Lëndët e zhvilluara gjatë programit kombinojnë studimin rigoroz analitik me studimin e detajuar të problemeve dhe situatave ekonomike aktuale.

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

Nota Pikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësia për studime të mëtejshme.

Studenti me formim në këtë fushë mund të vazhdojë programe të mëtejshme studimi doktorature në Ekonomiks brenda apo jashtë vendit.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

  • Studenti me formim në këtë fushë mund të punojë në pozicione prominente në organizata të tilla si Banka Qëndrore, banka të tjera vendase dhe të huaja të nivelit të dytë, autoritetet e larta mbikqyrëse financiare, të konkurrencës apo biznesit;
  • Studenti me formim në këtë fushë mund të punojë në organizma dhe organizata ndërkombëtare, shoqata të huaja dhe vendase si ekonomist dhe kurator i marrëdhënieve ndërkombëtare, mund të punojë në administratën publike, në entet lokale etj
  • Studenti me formim në këtë fushë mund të punojë, gjithashtu, në agjenci dhe institute kërkimi dhe firma biznesi të mëdha.

Detajet e programit të studimit

Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
Viti i Parë
1 Mikroekonomi 3 7 75 I
2 Makroekonomi 3 7 75 I
3 Elemente të Optimizimit 7 75 I
4 Ekonometri 7 75 I
5 Ekonomiks i Integrimit Ekonomik Europian 6 60 II
6 Ekonomiks i Sektorit Publik (Intermediate) 6 60 II
7 Tregti Ndërkombëtare – Teori dhe Politika 6 60 II
8 Ekonomiks Zhvillimi 6 60 II
Lëndë me Zgjedhje
9 Ekonomiks i Politikave Sociale 4.5 52 II
Ekonomiksi i Tregut të Punës
Ekonomiks Institucional
Organizim Industrial
Gjithsej Viti i Parë 56.5 592
Viti i Dytë
1 Makroekonomi e Hapur - Financa Ndërkombëtare 6 60 I
2 Kontabilitet Nacional 6 60 I
3 Ekonomiks Financiar (Tregjet Financiare) 6 60 I
Lëndë me Zgjedhje
4 Qeverisje Koorporatash 4.5 52 I
Menaxhim Risku
Analizë e Pasqyrave Financiare dhe Auditim
5 Metoda Kërkimi mbi Politikat Ekonomike – Modele Ekonomike të Kompjuterizuara 6 60 I
6 Praktika 5 125 II
7 Mikroteza 30 150 II
Gjithsej Viti i Dytë 63.5 542
Total Viti I+II 120 1134