Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

MSc në Kërkime Operacionale në Menaxhim

Titulli akademik i studimit Diplomë Master i Shkencave në Kërkime Operacionale në Menaxhim
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degët Informatikë Ekonomike, Administrim Biznes, Financë Kontabilitet, Ekonomiks të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pranohen në programin e Masterit pa plotësim të njohurive formuese. Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degët Matematikë, Informatikë, Inxhinieri Matematike dhe Informatikë në fakultete të tjera (publike/jopublike–vendase/të huaja) mund të pranohen, pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi i studimit ka për qëllim t’u ofrojë studentëve njohuri nga teknikat e kërkimeve operacionale, duke përfshirë menaxhimin e përgjithshëm dhe kontekstin e marrjes së vendimit brenda të cilit përdoren këto teknika. Rëndësi e veçantë i kushtohet praktikave dhe metodologjive më të fundit, përdorimit të mjeteve kompjuterike për të asistuar në detyrat e menaxhimit dhe zgjidhjen e problemeve. Për më tepër, studentët do të zhvillojnë aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me të tjerët për problemet me të cilat përballen menaxherët dhe propozimin e zgjidhjeve.

Objektivat e programit të studimit:

  • Të diplomuarit do të jenë të aftë të zgjedhin teknikat e përshtatshme të kërkimeve operacionale që përdoren në probleme të menaxhimit;
  • Të diplomuarit do të jenë të aftë të zhvillojnë një model të përshtatshëm matematikor ose të strukturuar dhe të kryejnë analizat e nevojshme të tij;
  • Të diplomuarit do të jenë të aftë të përgatisin raporte me cilësi të lartë;
  • Të diplomuarit do të jenë të aftë të analizojnë një varg problemesh duke përdorur mjetet kompjuterike;
  • Të diplomuarit do të jenë të aftë të kuptojnë si ndikojnë vendimet e tyre tek njerëzit në një organizatë.

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

Nota Pikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësia për studime të mëtejshme.

Pranohet të vazhdojë një program studimi të Ciklit të Tretë (Doktoraturë në fushën e Financës).


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert i kerkimeve operacionale me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe njohuri praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, institucione kërkimore-shkencore, ente, kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj., si specialist i fushës përkatëse të studimit. Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur. Diploma Master i Shkencave është ura lidhëse në vazhdimin e karrierës akademike dhe kërkimore-shkencore doktorale. Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë studentëve vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (doktoraturës).

Detajet e programit të studimit

Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
Viti i Parë
1 Menaxhim i Avancuar 6 60 I
2 Menaxhimi i Burimeve dhe Operacioneve 6 60 I
3 Seminar Special në Ekonomi 6 60 I
4 Simulimi dhe Marrja e Vendimit 6 60 I
5 Kërkime Operacionale 6 60 I
6 Metoda Kërkimi 6 60 II
7 Statistika dhe Modelimi i të Dhënave 6 60 II
8 Çështje të Avancuara të Kërkimeve Operacionale 6 60 II
9 Inteligjenca e Biznesit 6 60 II
10 Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit 6 60 II
Gjithsej Viti i Parë 60 600
Viti i Dytë
1 Sistemet e Informacionit të Menaxhimit 5 60 I
2 Modelimi në Biznes 5 60 I
3 Parashikimi dhe Analiza e Riskut 5 60 I
Lëndë me Zgjedhje
5 Teoria e Lojrave 5 60 I
Teoria e Grafeve dhe Optimizime në Rrjeta
Analiza e të Dhënave
Aktuaristikë
Lëndë me Zgjedhje
5 Menaxhimi i Cilësisë Totale 5 60 I
Menaxhim Shpërblimi
Sistemet e Menaxhimit të Njohurive
6 Praktika 5 125 II
7 Mikroteza 30 175 II
Gjithsej Viti i Dytë 60 600
Total Viti I+II 120 1200