Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

MSc në Siguri Informacioni

Titulli akademik i studimit Diplomë Master i Shkencave në Siguri Informacioni
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degën Informatikë Ekonomike të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pranohen në programin e Masterit pa plotësim të njohurive formuese. Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degët Informatikë, Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike në fakultete të tjera (publike/jopublike–vendase/të huaja) mund të pranohen, pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dhe pas plotësimit të njohurive të tyre formuese.

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi i studimit ka për qëllim të formojë gjeneratën e re të profesionistëve, të cilët do të kenë njohuritë e duhura dhe eksperiencat për të zhvilluar sisteme më të sigurta kompjuterike. Ai synon t’i pajisë studentët me njohuritë dhe bazat teorike, si dhe me aftësitë dhe praktikat e nevojshme në fushën e sigurisë së informacionit, për të qenë të suksesshëm në këtë fushë sfiduese, shumë të nevojshme dhe të dobishme.

Objektivat e programit të studimit:

  • Të formulojë dhe implementojë politika dhe zgjidhje që demonstrojnë një përvetësim të gjerë të bazave të sigurisë dhe aplikimeve praktike të teknologjisë së informacionit;
  • Të demostrojnë njohuri të qëndrueshme në lidhje me strategjitë e sigurisë së informacionit dhe ti aplikojë këto njohuri për të vlerësuar një situatë të caktuar të sigurisë së informacionit dhe për të hartuar një plan të përshtatshëm në lidhje me të;
  • Të ndërtojë një qasje të sigurisë së informacionit që balancon nevojat e organizatës me kërkesat e saj për konfidencialitet, integritet dhe disponueshmëri;
  • Të identifikojë çështjet e sigurisë së informacionit, të përdorë njohuritë e marra në teori, të investigojë shkaqet dhe zgjidhjet, dhe të hartojë strategji të udhëhequra nga teoritë në zhvillim si dhe kërkimi shkencor në fushën e sigurisë së informacionit;
  • Të analizojë dhe dizenjojë teknika të sigurisë së informacionit dhe masa mbrojtëse, përfshirë këtu politika specifike të sistemit, kundërmasa sigurie dhe kontroll aksesi në rrjet;
  • Të aplikojë metoda të standardizuara për të minimizuar riskun nëpërmjet implementimit të parimeve dhe praktikave të sigurisë së informacionit;
  • Të vlerësojë zgjidhjet e duhura të sigurisë që nevojiten për të dizenjuar dhe ndërtuar një arkitekturë sigurie duke përfshirë zbulimin e sulmeve, infrastrukturën mbrojtëse, testet e penetrimit dhe analizën e dobësive;
  • Të zhvillojë eksperiencën praktike që nevojitet për të planifikuar, realizuar dhe drejtuar auditin e sigurisë së sistemeve të informacionit sipas nivelit të kërkuar nga kuadri standard i sigurisë;
  • Të zhvillojë aftësitë e duhura komunikuese për të qenë profesionistë në fushën e sigurisë së informacionit.

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

Nota Pikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësia për studime të mëtejshme.

Pranohet të vazhdojë një program studimi të Ciklit të Tretë (Doktoraturë në fushën e Sistemeve të Informacionit).


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Në përfundim të programit të studimit, të diplomuarit në Masterin e Shkencave në “ Siguria e Informacionit” do të kenë një sërë mundësish në zhvillimin e karrierës së tyre si profesionistë në pozicione të tilla si:

  • Oficer i Sigurisë së Sistemeve të Informacionit;
  • Administrator Bazash të Dhënash të Sigurta;
  • Menaxher i Projekteve të Teknologjisë së Informacionit;
  • Menaxher i Sistemeve të Informacionit; etj.

Detajet e programit të studimit

Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
Viti i Parë
1 Metoda Kërkimi 6 60 I
2 Menaxhim i Bazave të Dhënave të Sigurta 6 60 I
3 Inxhinieri Softwaresh dhe Tendencat e Sigurisë 6 60 I
4 Kriptologji 7 75 I
5 Analizë dhe Projektim i Sistemeve të Informacionit 6 60 I
6 Çështje të Avancuara të Sigurisë së Informacionit 6 60 II
7 Siguria e Rrjetit 6 60 II
8 Planifikimi i Sigurisë dhe Menaxhimi i Incidenteve 7 75 II
9 Ekonomiksi i Sigurisë së Informacionit 6 60 II
10 Teoritë dhe Aplikimet Mobile 6 60 II
Gjithsej Viti i Parë 62 630
Viti i Dytë
1 Siguria e Sistemeve të Informacionit 7 75 I
2 Kurs Special 6 60 I
Lëndë me Zgjedhje (studenti zgjedh 2 lëndë)
3 Biometrikë 10 (5*2) 120 (60*2) I
E-tregëtia / E-biznesi i sigurtë
Menaxhimi i Riskut
Modelimi dhe Simulimi në Informatikë
Siguria në Komunikimin Wireless
Modelimi dhe Analiza e Riskut të Sigurisë Socio-teknike
Qeverisja e TI
Aspektet Ligjore të Sigurisë së Informacionit
Hakerimi Etik dhe Testi i Ndërhyrjeve në Rrjet
Aspektet Organizative dhe Njerëzore të Sigurisë së Informacionit
Prova Ligjore Dixhitale
Inteligjenca Artificiale
4 Praktika 5 125 II
5 Mikroteza 30 175 II
Gjithsej Viti i Dytë 58 555
Total Viti I+II 120 1185