Tarifat e studimit në programin e studimit të ciklit të tretë të doktoratës janë të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Për doktorantët që janë në proçes studimi, tarifat e studimit janë të përcaktuara me Vendimet e Këshillit të Ministrave, sipas vitit akademik të regjistrimit, përkatësisht:

Tarifa e shkollimit për vitin akademik 2010-2011 është 204 600 lekë (Dyqind e katërmijë e gjashtëqind lekë). Kjo tarifë paguhet me këste; kësti i parë 70 000 lekë, kësti i dytë 70 000 lekë dhe kësti i tretë 64 600 lekë.

Tarifa e shkollimit për vitin akademik 2011-2012 është 208 000 lekë (Dyqind e tetëmijë lekë). Kjo tarifë paguhet me këste; kësti i parë 70 000 lekë, kësti i dytë 69 000 lekë, dhe kësti i tretë 69 000 lekë.

Studentët e miratuar me kuotat e vitit akademik 2012-2013 tarifa e shkollimit është 216 320 lekë (Dyqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e treqindenjëzetë lekë). Kjo tarifë paguhet me këste; kësti i parë 76 320 lekë, kësti i dytë 70 000 lekë dhe kësti i tretë 70 000 lekë.

Për tërheqjen e Mandat Pagesës, sqarime dhe konfirmim të shumës së likujduar, paraqituni pranë zyrës së Kancelarit, Kati II, godina A.