Kriteret që duhet të përmbushë kandidati për aplikim në programin e doktoratës, janë kritere që miratohen nga Këshilli i Ministrave, si dhe kritere specifike akademike, të cilat përcaktohen nga Njësia Bazë e IAL-së ku kandidati do të aplikojë.

Kriteret për aplikim në programin e doktoratës

  • Pranimi në programet e ciklit të tretë të studimeve është i mundur për kandidatët që kanë fituar diplomën “Masteri shkencave” ose “Master i arteve”dhe plotësojnë kriteret e pranimit, të përcaktuara nga institucioni i arsimit të lartë.
  • Kriter pranimi në një program studimi të ciklit të tretë është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, e vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare, në përputhje me udhëzimin përkatës të ministrit përgjegjës për arsimin. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri. (Udhëzim nr. 52 datë 03.12.2015)

Kriteret për aplikim në programin e doktoratës

Kriteret e pranimit në programet e ciklit të tretë përcaktohen nga njësitë bazë, në përputhje me standardet shtetërore të cilësisë.

  • Aplikanti të ketë formim në fushat e programeve të doktoratës që ofron FEUT-ja, apo në fusha të përafërta sipas përcaktimeve përkatëse në rregulloren e programit përkatës për të cilin aplikon.
  • Nota mesatare e përgjithshme e studimeve të jetë mbi 8 (tetë).
  • Kanë prioritet, sipas renditjes së mëposhtme, kandidatët e angazhuar me kohë të plotë në mësimdhënie:

    1. Në Universitetin e Tiranës;
    2. Në Universitete të tjera publike të vendit;
    3. Kandidatët e punësuar në institucione publike dhe private me profil kërkimor;
    4. Individët që kanë interesa kërkimore të provuara.