Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Master Profesional në Administrim Publik

Titulli akademik i studimit Diplomë Master Profesional në Administrim Publik
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 1.5 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degë të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pranohen në programin e Masterit pa plotësim të njohurive formuese. Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në fakultete të ekonomisë, (publike/jopublike–vendase/të huaja) mund të pranohen, pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Ndërsa, nga institucione të tjera të arsimit të lartë, do të pranohen edhe studentët që kanë fituar një BSc në Shkenca Sociale, Shkenca Politike, Drejtësi dhe Agro-biznes të fakulteteve të shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja. Në të gjitha këto raste, pranimi i studentëve kërkon paraprakisht njohjen e tyre sipas rregullores përkatëse të fakultetit.

Kritere të tjera pranimi (nëse ka) për pranimin në programin master: zotërimi i një BSc me mesatare të përgjithshme mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT; zotërimi i një diplome BSc të marrë në universitete të huaja, pas njohjes së tyre, me mesataren mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT; kriter tjetër (në rast se numri i kërkesave kalon numrin maksimal të studentëve): a - Testim me shkrim për formimin logjik, dhe /ose b- Mesatare e specialitetit, mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT.


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi Master Profesional në Administrim Publik ka si qëllim që të përgatisë profesionistë, për të plotësuar nevojat dhe sfidat e ardhshme të shërbimit publik. Ky program synon që të sigurojë mundësitë e një edukimi vizionar, që të diplomuarit të jenë konkurrues në rang kombëtar, duke u fokusuar tek lidhja e fuqishme e teorisë me praktikën, si faktor kyç për efektivitetin e këtij programi. Ky program synon që të aftësojë të diplomuarit të operojnë si administratorë publik të suksesshëm në organizatat publike lokale apo qëndrore, si dhe në sektorin e organizatave jofitimprurëse. Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushën e administrimit publik. Programi Master Profesional në Administrim Publik është me natyrë aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik për arritjen e objektivave profesionale në fushën e administrimit publik, me synimin e pajisjes së studentit me aftësi dhe njohuri të thelluara të kuadrit zbatues, në fushën e administrimit publik, për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale të tyre në sektorin publik.

Ky program studimi synon të integrojë njohuritë e thelluara teorike me ato praktike në fushën e administrimit publik, nëpërmjet një modeli mësimi të mbështetur në praktikat më të mira, me qëllim nxitjen tek studentët të kreativitetit dhe të menduarit kritik, për të adresuar zgjidhje për probleme të ndryshme, me të cilat ndeshen organizatat publike sot. Programi Master Profesional në Administrim Publik synon të sigurojë një aparat të plotë dhe të fokusuar njëkohësisht në fushat e:

  • Manaxhimit të organizatave publike;
  • Implementimit të suksesshëm të strategjive dhe politikave publike;
  • Manaxhimit financiar të organizatave publike;
  • Kontrollin dhe vlerësimin e performancës së organizatave publike, etj.

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

Nota Pikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme në një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, e organizata joqeveritare, si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e administratorit publik.


Detajet e programit të studimit

Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
1 Administrim Publik 6 60 I
2 MBNJ në Sektorin Publik 6 60 I
3 Ekonomiks Publik 6 60 I
4 Planifikim Strategjik 6 60 I
5 Sistemet e Informacionit të Menaxhimit 6 60 I
6 Menaxhimi Financiar i Organizatave Publike 6 60 II
7 Qeverisja Qendrore dhe Lokale 6 60 II
8 Sjellja në Organizatat Publike 6 60 II
9 Menaxhim Projekti 6 60 II
Lëndë me Zgjedhje
10 Administrim Fiskal 6 60 II
E Drejtë Administrative
Lëndë me Zgjedhje
11 Lidershipi 5 60 III
Vlerësimi i Politikave dhe Performancës në Sektorin Publik
12 Praktika 15 300 III
13 Mikroteza 10 50 III
Gjithsej 90 1010