Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Master Profesional në Administrim Biznesi

Titulli akademik i studimit Diplomë Master Profesional në Administrim Biznesi (MP)
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 1.5 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degët:

BSc në Administrim Biznes, Fakulteti i Ekonomisë (FE) i Universitetit të Tiranës (UT), BSc në Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Ekonomisë i UT, BSc në Ekonomiks, Fakulteti i Ekonomisë i UT, BSc në Ekonomi - Informatikë, Fakulteti i Ekonomisë i UT, pranohen në programin e Masterit pa plotësim të njohurive formuese. Kurse, nga institucione të tjera të arsimit të lartë do të pranohen të njihen BSc në Administrim Biznes, BSc në Agro-biznes të fakulteteve të ekonomisë të shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja, si edhe të profileve inxhinierike, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të fakultetit.

Kritere të tjera pranimi (nëse ka) për pranimin në master: zotërimi i një BSc me mesatare të përgjithshme mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT; zotërimi i një BSc të marrë në universitete të huaja, pas njohjes së tyre, me mesataren mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT; kriter tjetër (në rast se numri i kërkesave kalon numrin maksimal të studentëve):

  • a - Testim me shkrim për formimin llogjik;
  • b- Mesatare e specialitetit, mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT.

  • Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

    Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushat praktike të administrimit të biznesit. Programi Master Profesional në Administrim Biznesi është me natyrë të fokusuar aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik për arritjen e objektivave profesionale në fushën e menaxhimit me synimin e pajisjes së studentit me aftësi dhe njohuri të thelluara të kuadrit zbatues në fushën e menaxhimit për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale.
    Në fokusin e tij të plotë, ky program studimi gërsheton njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar tek studenti mendimin kritik dhe krijues, si dhe t’i ekspozojë ata drejt çështjeve bashkëkohore dhe kyçe në fushën e manaxhimit dhe administrimit të biznesit,(presje) nëpërmjet një modeli mësimi të mbështetur fuqishëm nga praktikat më të mira. Programi Master Profesional në Administrim Biznesi synon të sigurojë një aparat të plotë dhe të fokusuar njëkohësisht, ai i profilizon studentët në fusha të ndryshme të administrimit të biznesit si:

    • Menaxhimit strategjik të organizatave të biznesit;
    • Menaxhimit të operacioneve të organizatave të biznesit prodhuese/të shërbimit;
    • Menaxhimit të duhur të sjelljes organizative në organizatat e biznesit;
    • Qeverisjes së duhur të korporatave, dhe marrjen e duhur të vendimeve menaxheriale, etj.

    Ky program studimi përgatit specialistë të administrimit të biznesit me cilësi dhe shprehi të larta teknike dhe profesionale drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet bashkëkohore të strukturave institucionale publike dhe private, në kontekstin e globalizimit dhe integrimit evropian.

    Skema e vlerësimit

    Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

    Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:

    Nota Pikët
    4 deri në 50 pikë
    5 51-57
    6 58-65
    7 66-73
    8 74-81
    9 82-89
    10 90-100

    Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

    Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert i administrim biznesit me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe njohuri praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në kompani/organizata private apo publike vendase ose të huaja, prodhuese ose të shërbimit, institucione në nivel qendror (ministri, etj) dhe lokal (komuna, etj), ente, agjensi dhe shoqata të ndryshme, autoritete të larta të biznesit, dhomat e tregtisë, etj., si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e menaxherit të biznesit.


    Detajet e programit të studimit

    Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
    1 Aftësi Menaxheriale 6 60 I
    2 Menaxhim Strategjik i Avancuar 6 60 I
    3 Sjellje Organizative në Organizatat e Biznesit 6 60 I
    4 Strategji Operacionesh 6 60 I
    5 Kontabilitet Kosto Drejtimi i Avancuar 6 60 I
    6 Manaxhimi Financiar i Avancuar 6 60 II
    7 Kërkim Marketing 6 60 II
    8 Sisteme Informacioni 6 60 II
    9 Ekonomiks Menaxherial 6 60 II
    10 Mjedisi Europian i Biznesit 6 60 II
    Lëndë me Zgjedhje
    11 Qeverisje korporatash 5 60 III
    Marrje Vendimesh Menaxheriale
    12 Praktika 15 300 III
    13 Mikroteza 10 50 III
    Gjithsej 90 1010