Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Master Profesional në Kontabilitet dhe Auditim (kohë e pjesshme)

Titulli akademik i studimit Diplomë e Masterit Profesional në Kontabilitet dhe Auditim
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 1.5 vjet
Forma e studimit Me kohë të pjesshme

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degën Financë-Kontabilitet dhe në degën Administrim-Biznesi të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pranohen në programin e Masterit pa plotësim të njohurive formuese. Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degën Financë-Kontabilitet dhe në degën Administrim Biznes në fakultete të ekonomisë (publike/jopublike–vendase/të huaja), mund të pranohen pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, Univesiteti i Tiranës. Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degën Ekonomiks dhe në degën Informatikë Ekonomike të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pranohen në programin e Masterit pas plotësimit të njohurive të tyre formuese.


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi i Masterit Profesional në Kontabilitet dhe Auditim synon t’u japë studentëve eksperiencën e nevojshme për një karrierë të suksesshme në fushën e shërbimeve të kontabilitetit, auditimit dhe administrimit fiskal. Programi i Masterit Profesional në Kontabilitet jep një sistem të gjerë njohurish në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe në fusha të tjera të lidhura me të, me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për ushtrimin e profesionit të kontabilistit. Për realizimin e këtij objektivi, programi parashikon studime të mëtjeshme në fusha të tilla bazë, si ato të kontabilitetit të kosto drejtimit të avancuar, të analizës së pasqyrave financiare, të auditimit dhe shërbimeve të konsulencës, të kontabilitetit financiar të avancuar, të drejtimit financiar, si dhe në një serë fushash specifike, si ato të organizimit të sistemeve të informacionit kontabël, të administrimit dhe legjislacionit tatimor, të kontabilitetit publik, të legjislacionit të biznesit. Krahas këtyre lëndëve, studentët marrin dhe plotësojnë njohuritë e tyre dhe në fusha të tjera ndihmëse, si në ato të financës, të qeverisjes së korporatave, të kompjuterizimit, të kontabilitetit të shoqërive bankare dhe të sigurimit, etj., të nevojshme për profesionin e tyre.


Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

Nota Pikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Figura profesionale bazë që formohet nëpërmjet këtij program, është ajo e specialistit kontabël, i cili është në gjendje të punësohet si drejtues kontabiliteti të shoqërive të të gjitha niveleve, si auditues i brendshëm, si analist i pasqyrave financiare, si specialist i ndërtimit të sistemeve të kontabiltetit, këshilltar fiskal i ndërmarrjeve, etj. Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur, në veçanti duke ndjekur rrugën e ushtrimit të profesionit të kontabilistit të miratuar, ekspertit kontabël të autorizuar, apo të këshilltarit fiskal.


Detajet e programit të studimit

Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
1 Kontabilitet i Drejtimit i Avancuar 6 60 I
2 Drejtimi Financiar i Avancuar 6 60 I
3 Legjislacioni i Biznesit 5 52 I
4 Organizimi i Sistemit të Kontrollit Kontabël 6 60 I
5 Kontabiliteti Financiar i Avancuar 7 75 I
6 Administrimi dhe Rregullimi Fiskal 6 60 II
7 Analiza e Pasqyrave Financiare 7 75 II
8 Kontabiliteti Publik dhe i OJF 6 60 II
9 Auditimi i PF dhe Shërbimet e Sigurisë dhe të Konsulencës 6 60 II
Lëndë me Zgjedhje
10 Kontabiliteti i Sigurimeve dhe i Bankave 5 60 II
Etika Profesionale
Lëndë me Zgjedhje
11 Qeverisja e Korporatave 5 60 III
Kompjuterizimi Kontabël dhe Software Aplikativ
Kontrolli dhe Auditimi i Brendshëm
11 Praktika 15 300 III
12 Mikroteza 10 50 III
Gjithsej 90 1032