Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Master Profesional në Studime Ekonomike Evropiane

Titulli akademik i studimit Diplomë e Masterit Profesional në Studime Ekonomike Europiane
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 1.5 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

  • Diplomat e ciklit të parë të Fakultetit të Ekonomisë, UT;
  • Diplomat e ciklit të parë të fakulteteve të tjera ekonomike të shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të fakultetit;
  • Diplomat e ciklit të parë të degëve matematikë, fizikë, informatikë, inxhinieri të shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të fakultetit dhe departamentit.

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit


Programi i studimit “Master në Studime Ekonomike Europiane” i fton studentët që ta shikojnë procesin e integrimit europian përtej kufijve të një disipline dhe i ofron atyre një kuptim kompleks dhe në një fushëpamje të gjerë të Unionit Europian. Në këtë kontekst, ky program merr në analizë fenomenin e integrimit europian duke tejkaluar limitet e një disipline akademike. Ky program i përgjigjet gjithashtu nevojave gjithnjë në rritje për profesionistë të specializuar në disa aspekte të çështjeve të EU, duke mbajtur parasysh problemet ekonomike që janë shtruar për zgjidhje në kuadrin e IE.

Ky program studimi i zhvilluar në Shqipëri, në një vend që aspiron për t’u integruar në EU, i lejon studentët që të kuptojnë dhe të jenë pjesë e eksperiencave të evolucionit politik dhe social-ekonomik të Shqipërisë dhe shteteve të tjera anëtare të reja apo të vjetra të Europës Qendrore apo Lindore; të bëhen familjarë me politikat e reja zhvilluar nga EU; të influencojnë me njohuritë e tyre në këto raporte të reja të krijuara nga zgjerimi.

Qëllimi i këtij programi është formimi i një figure profesionale fleksibël, e aftë të përballojë dinamikën e zhvillimeve aktuale ekonomike dhe të ofrohet si ndërmjetës midis realiteteve teorike të ndryshme nga njëra anë dhe praktikave ekonomike bashkëkohore të ndryshme nga ana tjetër, në fushën e integrimit ekonomik europian.

Programi i studimit “Master në Studime Ekonomike Europiane ” ka qëllim të ndihmojë studentët:

  • Të zhvillojnë aftësitë e tyre analitike dhe praktike,
  • Të rrisin kapacitetin e tyre për analiza bashkëkohore,
  • Të përdorin mjetet e analizës së të dhënave,

për t’u përgatitur si ekonomistë të aftë në fushën e zhvillimit të politikave ekonomike dhe të zgjidhjes së problemeve konkrete, që lidhen me fushën e integrimit ekonomik europian. Lëndët e zhvilluara gjatë programit kombinojnë studimin rigoroz analitik me studimin e detajuar të problemeve dhe situatave ekonomike aktuale në kuadrin e integrimit ekonomik europian.

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

Nota Pikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

  • Studenti me formim në këtë fushë mund të punojë në administratën publike, në entet lokale dhe publike që kanë si fushë veprimtarie integrimin ekonomik europian në të gjithë gjerësinë e tij;
  • Studenti me formim në këtë fushë mund të punojë në organizma dhe organizata ndërkombëtare, shoqata të huaja dhe vendase si ekonomist dhe kurator i marrëdhënieve ndërkombëtare;
  • Studenti me formim në këtë fushë mund të punojë, gjithashtu, në agjenci dhe institute kërkimore shkencore;
  • Studenti me formim në këtë fushë mund të vazhdojë programe të mëtejshme studimi doktorature në Ekonomiks brenda apo jashtë vendit, pasi të plotësojë edhe numrin përkatës të krediteve të nevojshme.

Detajet e programit të studimit

Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
1 Mikroekonomi e Avancuar 6 60 I
2 Makroekonomi e Avancuar 6 60 I
3 Ekonometri 6 60 I
4 Insitucionet dhe Ligjet në BE 6 60 I
5 Ekonomiks i Integrimit Ekonomik Europian 6 60 I
6 Ekonomiks i Sektorit Publik (Intermediate) 6 60 II
7 Tregti Ndërkombëtare – Teori dhe Politika 6 60 II
8 Politikat Fiskale dhe Monetare në BE 6 60 II
9 Ekonomiks Zhvillimi 6 60 II
Lëndë me zgjedhje
10 Biznes Ndërkombëtar 5 60 II
Makroekonomi e Hapur - Financa Ndërkombëtare
11 Seminar Kërkimor mbi Politikat Ekonomike në Shqipëri dhe BE 6 60 III
12 Praktika 15 300 III
13 Projekt Kërkimor dhe Tezë Diplome 10 50 III
Gjithsej 90 950