Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Master Profesional në Financë, Kontabilitet dhe Auditim

Titulli akademik i studimit Diplomë e Masterit Profesional në Financë, Kontabilitet dhe Auditim
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 1.5 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studentët që kanë përfunduar një Program Bachelor në Financë–Kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë, pranohen në programin Master pa ndonjë kërkesë shtesë të përmbushjes së njohurive arsimore bazë. Studentët që kanë përfunduar një Program Bachelor në Financë-Kontabilitet në fakultete të tjera (publike/private /kombëtare/të huaja) mund të pranohen pas njohjes formale të diplomës së tyre sipas rregullores përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë.

Studentët që kanë përfunduar një program Bachelor në Administrim- Biznes në Fakultetin e Ekonomisë, pranohen në Master, pas përftimit të njohurive të tyre arsimore bazë. Për studime të kryera jashtë shtetit kërkohet ekuivalentimi dhe njohja e Diplomës nga MAS (Ministria e Arsimit dhe Sportit).


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushat praktike të financave, kontabilitetit dhe auditimit. Programi Master Profesional në Financë, Kontabilitet dhe Auditim është me natyrë të fokusuar aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik, për arritjen e objektivave profesionale në fushat e mësipërme, me synimin e pajisjes së studentit me aftësi dhe njohuri të thelluara të kuadrit zbatues në fushën e financës, kontabilitetit dhe auditimit, për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale.

Në fokusin e tij të plotë, ky program studimi gërsheton njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar tek studenti mendimin kritik dhe kreativ, si dhe t’i ekspozojë ata drejt çështjeve bashkëkohore dhe kyçe në fushën e financave, kontabilitetit dhe auditimit, nëpërmjet një modeli mësimi të mbështetur fuqishëm nga praktikat më të mira. Programi Master Profesional në Financë, Kontabilitet dhe Auditim synon të sigurojë një aparat të plotë dhe të fokusuar, njëkohësisht, ai i profilizon studentët në fusha të ndryshme si:

  • Drejtimi financiar i bizneseve dhe vendimmarrja financiare;
  • Hartimi, përdorimi, analiza dhe interpretimi i pasqyrave financiare sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe të raportimit financiar;
  • Planifikimi dhe administrimi i tatimeve sipas legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • Matja, vlerësimi, analiza dhe menaxhimi i riskut;
  • Dizenjimi, përdorimi dhe auditimi i sistemeve të kontabilitetit;
  • Planifikimi, organizimi dhe menaxhimi i procedurave të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm; etj.

Ky program studimi përgatit specialistë me cilësi dhe shprehi të larta teknike dhe profesionale drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet bashkëkohore të strukturave institucionale publike dhe private, në kontekstin e globalizimit dhe integrimit europian.


Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

Nota Pikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert në financë, kontabilitet dhe auditim, në një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, ente, kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj., si specialist i fushës përkatëse të studimit.


Detajet e programit të studimit

Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
1 Financa e Aplikuar (nivel i avancuar) 6 60 I
2 Metoda Sasiore në Financë dhe Analiza e Riskut 6 60 I
3 Pasqyrat Financiare (GAAP) dhe Rregullimi Ligjor 7 75 I
4 Organizimi i Sistemeve të Kontabilitetit 6 60 I
5 Pasqyrat Financiare SNK/SNRF, Konsolidimi dhe APF 6 60 I
6 Këshillimi dhe Vendimmarrja Financiare 6 60 II
7 Standardet Ndërkombëtare të Auditimit dhe Shërbimeve të Sigurisë 6 60 II
8 Menaxhimi i Aftësive Profesionale dhe Personale-perspektivë praktike 6 60 II
9 Legjislacioni Tatimor Kombëtar dhe Ndërkombëtar 6 60 II
Lëndë me Zgjedhje
10 Qeverisja dhe Auditimi i Sistemeve të Informacionit 5 60 II
Shërbime Financiare
Gjuhë e Huaj në Biznes (Anglisht, Italisht, Shqip)
11 Praktika 20 400 III
12 Mikroteza 10 50 III
Gjithsej 90 1065