Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Master Profesional në Marketing

Titulli akademik i studimit Diplomë e Masterit Profesional në Marketing
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 1.5 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degën Administrim- Biznesi dhe në degën Financë-Kontabilitet të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pranohen në programin e Masterit pa plotësim të njohurive formuese. Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degën Administrim Biznes dhe në degën Financë-Kontabilitet në fakultete të ekonomisë (publike/jopublike–vendase/të huaja), mund të pranohen pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, Univesiteti i Tiranës. Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degën Ekonomiks dhe në degën Informatikë Ekonomike të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pranohen në programin e Masterit pas plotësimit të njohurive të tyre formuese.

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushat praktike të marketingut. Programi Master Profesional në Marketing është me natyrë të fokusuar aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik, për arritjen e objektivave profesionale në fushën e marketingut, me synimin e pajisjes së studentit me aftësi dhe njohuri të thelluara të kuadrit zbatues në fushën e marketingut, për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale. Në fokusin e tij të plotë ky program studimi gërsheton njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar tek studenti mendimin kritik dhe kreativ, si dhe t’i ekspozojë ata drejt çështjeve bashkëkohore dhe kyçe në fushën e marketingut nëpërmjet një modeli mësimi të mbështetur fuqishëm nga praktikat më të mira. Programi Master Profesional në Marketing synon të sigurojë një aparat të plotë dhe të fokusuar njëkohësisht, ai i profilizon studentët në fusha të ndryshme të marketingut si:

  • Kërkimit dhe strategjisë marketing;
  • Kanaleve të shpërndarjes dhe menaxhimit të shitjes;
  • Komunikimit marketing dhe sjelljes konsumatore;
  • Menaxhimit të markës dhe marrëdhënieve me klientët;
  • Marketingut ndërkombëtar dhe të shërbimeve;
  • Marketingut të sipërmarrjes dhe institucioneve, etj;

Ky program studimi përgatit specialistë marketingu me cilësi dhe shprehi të larta teknike dhe profesionale drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet bashkëkohore të strukturave institucionale publike dhe private, në kontekstin e globalizimit dhe integrimit europian.


Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

Nota Pikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert marketingu në një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, ente, kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj., si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e menaxherit marketing.


Detajet e programit të studimit

Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
1 Sjellje Konsumatore 6 60 I
2 Kërkimi Marketing 6 60 I
3 Drejtimi i Shpërndarjes 6 60 I
4 Marketing Ndërkombëtar 6 60 I
5 Marketingu i Shërbimeve 6 60 I
6 Strategjia Marketing 6 60 II
7 Komunikimi Marketing 6 60 II
8 Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët 6 60 II
9 Menaxhimi dhe Komunikimi i Markës 6 60 II
10 Marketingu Sipërmarrës 6 60 II
Lëndë me Zgjedhje
11 Marketingu i Institucioneve 5 60 II
Drejtimi Marketing*
12 Praktika 15 300 III
13 Mikroteza 10 50 III
Gjithsej 90 1010


*Lënda “Drejtimi Marketing” është e detyrueshme të ndiqet nga studentë, të cilët nuk e kanë zhvilluar këtë lëndë në ciklet e mëparshme.