Universiteti i Tiranës Kontakt Portali

Master Profesional në Sisteme Informacioni në Ekonomi

Titulli akademik i studimit Diplomë Master Profesional në Sisteme Informacioni në Ekonomi
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 1.5 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degën Informatikë Ekonomike të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pranohen në programin e Masterit pa plotësim të njohurive formuese. Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degët Informatikë, Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike në fakultete të tjera (publike/jopublike–vendase/të huaja), mund të pranohen pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dhe pas plotësimit të njohurive të tyre formuese.


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi i studimit ka për qëllim të aftësojë profesionistë me njohuri ekonomike në fushën e sistemeve të informacionit, të integrojë zgjidhjet që ofron teknologjia e informacionit me ato të proceseve të biznesit për të plotësuar nevojat për informacion të biznesit dhe të ndërmarrjeve të tjera, duke u mundësuar atyre arritjen e objektivave të tyre në një mënyrë efektive dhe eficiente.

Objektivat e programit të studimit:

  • Të diplomuarit do të mund të arrijnë të zgjidhin probleme ekonomike duke identifikuar, analizuar, zhvilluar dhe implementuar zgjidhje bazuar në sistemet e informacionit;
  • Të diplomuarit do të fitojnë aftësinë për të mirëmbajtur njohuritë aktuale të metodologjive dhe teknologjive të sistemeve të reja të informacionit për të adresuar nevojat kritike të biznesit në lidhje me kërkesat, qëllimet strategjike dhe veprimet e përditshme;
  • Të diplomuarit do të jenë të aftë të planifikojnë, drejtojnë, organizojnë dhe marrin pjesë në grupe pune dhe projekte në grup, që mundësojnë arritjen e zgjidhjeve të suksesshme të sistemeve të informacionit brenda organizatës;
  • Të diplomuarit do të fitojnë mundësinë për të kuptuar funksionet dhe aplikimet e kompjuterave në mjedisin e sistemeve të informacionit dhe të aplikojnë këtë kuptueshmëri brenda organizatës dhe strukturave dhe proceseve të biznesit;
  • Të diplomuarit do të mund të tregojnë aftësinë për të kuptuar dhe aplikuar konsiderata etike ndaj problemeve të ndryshme në mjedisin e sistemeve të informacionit;
  • Të diplomuarit do të mund të zhvillojnë aftësitë mbi planifikimin analitik, strategjik e kërkimor dhe menaxhimin e projekteve.

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

Nota Pikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert i sistemeve të informacionit me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe njohuri praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, institucione kërkimore-shkencore, ente, kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj., si specialist i fushës përkatëse të studimit. Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur.


Detajet e programit të studimit

Nr. Lënda ECTS Orë gjithsej Semestri
1 Programim i Avancuar në Web 6 60 I
2 Siguria e Sistemeve të Informacionit 6 60 I
3 Analizë dhe Projektim i Bazave të të Dhënave 7 75 I
4 Komunikimi i të Dhënave në Biznes 6 60 I
5 Analizë e Serive Kohore 6 60 I
6 Kërkime Operacionale 6 60 II
7 Inteligjencë Artificiale 6 60 II
8 Analizë dhe Projektim i Sistemeve të Informacionit 7 75 II
Lëndë me Zgjedhje
9 Menaxhimi i Projekteve 5 60 II
E-tregtia / E-biznes
Sistemet e Menaxhimit të Njohurive
Sistemet e Informacionit në Kontabilitet
Lëndë me Zgjedhje
10 Aftësi Menaxheriale 4 45 II
Metoda Simulimi në Biznes
Analiza e Pasqyrave Financiare
Metodat e Zhvillimit
11 Kurs Special në Informatikë 6 60 II
12 Praktika 15 300 III
13 Mikroteza 10 50 III
Gjithsej 90 1025

Lëndë me zgjedhje 3:

1.Procesim i Imazheve; 2.GIS; 3.Kriptografi.
Shënim: Studenti zgjedh 2 nga 3 grupet e lëndëve