Studentët janë pjesa më e rëndësishme e Fakultetit të Ekonomisë. Stukturat drejtuese në bashkëpunim me gjithë stafin janë të angazhuar të ofrojnë kushtet e duhura për një eksperiencë studentore të kompletuar dhe sa më të pasur.

Përvec formimit tuaj akademik, pranë fakultetit do të keni mundësi të angazhoheni në aktivitete të shumta e të shumëllojshme, si edhe të përfitoni nga shërbimet e Qendrës së Karrierës, nga angazhimi vullnetar, aktivitetet e deri tek praktikat, internshipet e mundësitë e punësimit që kjo qendër ofron. Nga ana tjetër ju keni mundësi të shkëlqyera që studimet tuaja në FEUT t’i ndërthurni me mobilitete dhe bursa studimi jashtë vendit, në kuadër të programeve të ndryshme si Erasmus+ etj.

Një tjetër mundësi mjaft e mirë që ju mund të shfrytëzoni për të zhvilluar edhe më tej potencialin tuaj, janë organizatat e ndryshme studentore si: “Rrjeti i Studentëve Ekselentë”, "AIESEC", "UNIQUE", etj.

Fuqia dhe hapësira që studenti ka, është e padiskutueshme. Çdo ditë e më shumë fakulteti do përpiqet të shtojë dhe pasurojë hapësirat e studentit duke ofruar sa më shumë mundësi të reja, duke ecur me hapin e kohes, për studentin dhe studimet bashkëkohore.